Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin që mori më 2 korrik për rrëzimin ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar ndërkohë që nuk e shpalli antikushtetuese shembjen e teatrit, duke mos arritur një shumicë prej 5 votash. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ligji është miratuar në 5 korrik 2018. U kthye për rishqyrtim nga Meta në 27 korrik 2018, por u miratua sërish pa ndryshime nga Kuvendi.
Në njoftimin e sotëm Kushtetuesja thotë se ky ligj cenon lirinë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës, në kuadër të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare, duke shkelur nenet 3, 11 dhe 17 të Kushtetues.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe vendimin e qeverisë nr. 377 datë 08.05.2020, për kalimin e teatrit dhe truallit në pronësi të Bashkisë së Tiranës. VKM-ja është rrjedhojë e ligjit për ndërtimin e teatrit të ri. Sipas gjykatës, VKM-ja shkel parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës. Presidenca pati kërkuar edhe rrëzimin e vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës 50/2020, për shembjen e Teatrit. Kjo kërkesë nuk është pranuar, pasi nuk votuar 5 anëtarë pro saj, që është edhe kuorumi minimal.
Gjykata vëren se në momentin e miratimit të ligjit nr. 37/2018 vënia në dispozicion e sipërfaqes prej 2.100 m2 në pronësi të Bashkisë së Tiranës, nuk është nënshtruar për diskutim paraprak në Këshillin Bashkiak Tiranë. Ligjvënësi edhe pse ka qenë në dijeni se një pjesë e pronës shtetërore mbi të cilën do realizohej projekti i zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar ka qenë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka anashkaluar nenin 133, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës, duke ndërhyrë në këtë mënyrë në kompetencat e këtyre organeve vendore, në kundërshtim me parimet e decentralizimit, qeverisjes vendore dhe ndarjes e balancimit të pushteteve.
Sa i përket kërkësave për pezullim Gjykata shprehet se duke që shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ishte fakt tashmë ligji nuk plotëson as karakteristikën e menjëhershmërisë, as të parandalimit të pasojës së rëndë dhe të pariparueshme, pasi nëse do të parandalohej pasoja e rëndë.
Gjykata vlerëson se trashëgimia kulturore është pjesë e trashëgimisë së popullit, si dhe përbën kujtesën e prekshme dhe të paprekshme të asaj që njeriu ka krijuar (dhe vazhdon të krijojë) për pasardhësit e tij. Gjithashtu, ajo mund të quhet edhe dëshmi materiale që ka vlerën e civilizimit dhe bën pjesë në trashëgiminë kombëtare të një shteti, duke reflektuar jetën e komunitetit, historinë dhe identitetin e tij, si dhe lidhjen e së shkuarës me të tashmen e të ardhmen, si dhe konsiston në manifestime të jetës njerëzore, që dëshmojnë për vlerat, besimet, historinë dhe traditat e vendit dhe u japin qytetarëve ndjesinë e përkatësisë në një popull, që lidhet më pas me identitetin kombëtar.
Vendimi thotë se nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese të analizojë nëse Teatri Kombëtar është apo jo vlerë kulturore kombëtare por ky institucion analizon procedurat.
“VKB-ja nuk hyn në juridiksionin e Gjykatës, pasi referuar ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar (ligji nr. 49/2012), Kodit të Procedurave Administrative, si dhe jurisprudencës së kësaj Gjykate, ky është një akt me natyrë individuale dhe jo një akt normativ i përgjithshëm.”, thuhet në intepretimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata vlerëson se ligji nr. 37/2018 është në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës, të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës në raport me nenin 3 të saj, në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar.
Për të parë vendimin e plotë kliko KËTU!
…
/faxweb
