Tragjedia e familjes Gjoka në Lezhe është thelluar edhe më tej, pasi ka ndërruar jetë në Itali vajza e dytë, 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. Ajo ishte dërguar për kurim ne shtetin fqinj, pasi mbeti e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e familjes.
Pavarësisht trajtimit mjekësor Klarisa Gjoka 15 vjeçe nuk mundi t’u mbijetoje plagëve te marra. Disa ditë më parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe.
Ndërkohe gjate ditës se sotme është zhvilluar ceremoni mortore për 19-vjeçaren. Ne gjendje te rende mësohet se është edhe nena e femijeve.
Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombule gazi.
NGJARJA
Shpërthimi ndodhi ne 4 korrik, në një hotel trekatësh, duke lënë të plagosur rëndë pjesëtarë të familjes Gjoka, banues në Lezhë, per fat te keq dy vjazat nderruan jete.
Shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar një shpërthim të fortë në hotel, duke krijuar panik te turistët e shumtë që frekuentojnë bregdetin këtë sezon veror.
Turistët në zonë që kanë dëgjuar shpërthimin kanë menduar se mund të kishte ardhur si pasojë e lëndëve plasëse për shkak të zhurmës së madhe.
Edhe pasojat janë të mëdha. Pjesë të tëra të hotelit thuajse janë shkatërruar plotësisht si pasojë e zjarrit që shpërtheu.
Kati i parë i ndërtesës është shkatërruar thuajse plotësisht. Megjithëse shkaku që çoi në ngjarjen e rëndë nuk dihet ende, mësohet se në hotel ka pasur bombola të shumta me gaz dhe një cisternë me lëndën djegëse.
Një pjesë e bombolave ka shpërthyer duke rënduar bilancin e shkatërrimeve.