Skip to content

Do të monitorohet me radarë dhe përshkohet për vetëm 20 minuta! Hapet provizorisht By-Pass i Vlorës (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan nga afër pasditen e sotme punimet në anashkalimin e Vlorës, segment ky që është hapur provizorisht për pushuesit për të lehtësuar trafikun në drejtim të jugut të vendit.

“Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve”, thotë Kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Transportit dhe Insfrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aks rrugor do të monitorohet me radarë dhe se do të ketë shumë forca policia që do të kryejnë kontrolle përgjatë rrugës. Ministrja tha se e gjithë rruga e cila është 30 km, përshkohet për jo më shumë se 20 minuta dhe se ka një pamjemjaft panoramik.

‘Janë vendosur të gjitha tabelat që tregojën limitet e shpejtësisë. Kemi kërkuar forca të shtuara nga policia rrugore për të pasur nën kontroll pikat ku ka rrezik aksidentesh. Bypassi do të monitorohet i gjithi me radar. Pikat e kantiereve ku punohet nuk do të ketë asnjë ndalesë puna do të vazhdojë. Gjithçka shkon sipas skedulës. Nga hyrja e Vlorës në këtë segment, nuk do jetë e nevojshme të kalojmë më në Radhimë apo në Vlorë, por do të hymë në rreth rrotullimin e Orikumit. Brenda këtij viti e kemi të mbaruar komplet. Kemi rreth 30 km dhe i kemi përshkruar sipas tabelave nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ka një pamje panoramike.’- tha Balluku.

Policia e Shtetit tha se do të ketë forcat e nevojshme të policisë për të mbikëqyrur trafikun në këtë qarkullim, edhe me radarë për shkak se është një rrugë e re dhe e panjohur për drejtuesit e mjeteve dhe kjo mund të shfaqë problematika.

/faxweb