Skip to content

PAMJE/ Skena apokaliptike: kur gjunjëzohet Gjermania

Sipas informacionit të fundit, të paktën 122 njerëz kanë vdekur në përmbytjet katastrofike që kanë goditur Gjermaninë perëndimore. Të paktën 43 persona humbën jetën në shtetin e Nordrhein-Westfalen dhe 60 të tjerë në Rheinland-Pfalz.

This flooding in Germany today is hard to wrap your head around. It really seems like the planet is trying to tell us something pic.twitter.com/o5vCEpk8mk

— Read Parable of the Sower by Octavia Butler (@JoshuaPotash) July 16, 2021

Regjioni Bad Neuenahr-Ahrweiler është veçanërisht i goditur, me rreth 1.300 njerëz nga vendpushimi shëndetësor lokal të zhdukur.

Një zëdhënëse e rrethit tha se rrjetet e komunikimit ishin ndërprerë plotësisht, telefonat celularë nuk kishin sinjale dhe shumë njerëz nuk mund të kontaktoheshin.

📹 | Footage shows the moment a flood-stricken firefighter was rescued by residents in #Germany.#germanyfloods #germanyflood pic.twitter.com/v2mQ3adCNh

— EHA News (@eha_news) July 16, 2021

Në komunitetin Schlud, përrenj të paparë fjalë për fjalë morën gjashtë shtëpi familjare, shkruan Bild.

Drone Footage #Germany

pic.twitter.com/rcHj0rLWMG

— 🇵🇹 MODERN ERA NEWS ➐ 🇪🇺 (@ModernEraNews) July 16, 2021

Pas një takimi me Presidentin e SHBA Biden në Shtëpinë e Bardhë, Kancelarja gjermane Angela Merkel iu drejtua publikut dhe shprehu ngushëllime të thella për të gjithë jetëhumburit dhe familjet e tyre.

“Kam frikë se do të shohim arritjen e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim.

 Qeveria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet e shërbimit të shpëtimit si dhe rindërtimet në të ardhmen.

Qeveria nuk do t’ju lërë vetëm në këto momente të vështira dhe të tmerrshme “, tha ajo.