Skip to content

Gjykata la në burg një prej vëllezërve Myslimi, shpërthejnë në të bërtitura familjarët: Ai është pis nuk është gjykatës, këto janë turpet e këtij shteti!

Familjarët e 3 vëllezërve Myslymi që kanë dalë sot para gjykatës, ku dhe është dhënë masa e sigurisë, kanë shpërthyer me akuza dhe ofendime ndaj forcave të policisë pas vendimit të gjykatës.

Familjarët të revoltuar shprehin se janë të shokuar nga kjo shkelje e hapur e ligjit dhe këto akte korruptive që po lënë në burg personat e pafajshëm ndërkohë që fajtorët shijojnë postet e tyre politike.

“Edhe noteri edhe administratori që ka bërë kontratën e dyfishtë po shijojnë postet politike tani unë kam një pronë dhe firma e merr dhe e shet prapë, gjykatësi merr lekët dhe këtu nuk funksionon asgjë. Duhet të shkojnë brenda gjykatësi e noteri dhe jo këta të pafajshmit. Ne jemi të shokuar se si mund të burgoset i padrejti dhe fajtorët të livadhisin e të bëjnë cfarë u do qejfi.

Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve sepse kanë ngatërruar personin me qëllim, duhet të ishte në burg Elmaz Myslimi ndërkohë kanë mbajtur Fatosh Myslimin . Problemi i pronës tonë e ka zanafillën që në vitin 2010 kur ne kemi lidhur kontratë shkëmbimi me dy firma përkatësisht Trial Shpk me adminstrator zotin Kreshnik Tepelena i cili sot është nëndrejtor i portit të Vlorës dhe këshilltar në bashki prej vitesh.

Administrator i firmës tjetër është zoti Adem Shehaj , në vitin 2015 pronat tona janë shitur nga 2 3 herë një pale të tretë dhe sipas ligjit personi parë e zotëron pronën dhe nuk mundet ta posedojë dot një person i dytë.

Mendonim se cështjen do e kishim të fituar dhe ndodhi ajo që nuk pritej, është hera e parë që ndeshemi me një akt të tillë të shkeljes së ligjit dhe akt korruptiv. Në burg duhet të jene administratorët që sot po shijojnë poste politike. Ai është pis nuk ështëe gjykatës, turp! Këto janë turpet e këtij shteti, kjo është maskaradë, të gjendet e drejta”– u shprehën familjarët.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb