Skip to content

Asnjë humbje jete nga virusi i rrezikshëm në 24 orët e fundit në Kosovë, ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja

Kosova ka raportuar ditën e sotme vetëm 2 raste të reja me Covid-19, një ulje e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë kur ishin 11 raste.

Lajm i mirë tjetër është se nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Sot janë shëruar 3 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98.

Njoftimi:

17 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.

Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.

Në total numri i rasteve aktive është 98.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb