Skip to content

VIDEO/ Sikur të mos mjaftonte vapa e madhe, qytetarët e Fierit duhet të durojnë dhe erën e naftës. Lumi Gjanica kthehet në shqetësim për banorët

Vijon shqetësimi i ndotjes së lumit Gjanica  nga hidrokarburet e naftës, ku në këto temperatura të larta era e naftës ka përfshirë qytetin.

Këtë mbasdite ngjyra e lumit Gjanica që përshkon përmes qytetit të Fierit ka një ngjyrë të zezë  dhe erë shumë të rëndë e të padurueshme për qytetarët, të cilet nuk mund të kalojnë pranë shtratit të lumit, ose duhet të nxitojnë kur janë  aty.

Kjo ndotje eshtë kthyer prej vitesh ne nje problem serioz, ku edhe pse u be  rehabilitimi i ketij lumi dhe vijon akoma,  nepermjet projektit per rikualifikimin e qendres se Fierit, ende ndotja vazhdon te jete ne nivel shume te larte ne cdo muaj e stine.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb