Kim Mehmeti ka bërë analizën e ditës ku ka folur rreth situatës politike në Shqipëri.
Ai thotë se kryeministri Edi Rama mban rreth vetes njerëz të gabuar për profilin e tij duke i konsideruar si budallenj dhe kriminelë.
Mehmeti gjykon se Rama po e çon vendin drejt gropës septike ku derdhen ujërat e zeza.
“Komunistët që i nënshtronin të aftët e të diturit dhe demokratët që i duan ‘budallenjtë’ dhe kriminelët!
“Shpesh herë më bëhet se dallimi i vetëm mes partive të dikurshme komuniste, që ndërtonin socializëm dhe, këtyre të sotmeve që ndërtojnë demokraci, është se liderët komunistë donin t’i nënshtrojnë e t’i përvetësojnë të aftët e të diturit, ndërkaq drejtuesit e partive ‘demokratike’ duan të jenë sa më të afërt me ‘budallenjtë’ dhe kriminelët.
Kush nuk e beson këtë le të sheh, për shembull, se cilët ishin poetët, profesorët, gazetarët … që i shërbenin Xhaxhit Enver dhe cilët janë ndër më të besuarit e Piktorit në Shqipëri dhe të drejtuesit të BDI-së në Maqedoni?!
