Skip to content

Ishte duke ngrënë pica, këngëtari i njohur shqiptar harron çantën e mbushur me euro në një lokal në Vlorë (Çfarë ndodhi më pas)

Një gjest i vërtetë qytetarie vjen nga Vlora, ku një pronar picerie i ka kthyer një çantë të mbushur me euro një klientit të tij, i cili e harroi në lokal teksa po konsumonte diçka aty.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari Enrik Mehmeti përmes një postimi në facebook, ku theskson se personi i cili harroi çantën është një këngëtar i njohur, por që fatmirësisht arriti ta gjente sërish fal gjestit të pronarit.

Postimi i plotë: Respekt! Shpendi,pronari i Piceri “Hera” në Vlorë,gjeti një çantë me mijra euro që e kishte harruar dikush në biznesin e tij .Falë dokumentave zbuloi pronësinë e çantës ku pas kërkimeve në rrjete sociale arriti ta kontaktonte dhe më pas ta dorëzonte te personi që e kishte harruar.Pronari i çantës, me shumën e madhe monetare, është një këngëtar i njohur Shqiptar.Njerëz të tillë si Shpendi ,janë vlerë për Shqipërinë.

/faxweb