Skip to content

Rrugë të përmbytura dhe pemë të shkulura nga vendi, stuhia e fuqishme prek Kosovën: Problematike situata në Prishtinë dhe këto qytete

Reshjet e shiut kanë përfshirë ditën e sotme edhe kryeqytetin e Kosovës Prishtinën, duke përmbytur shumë rrugë të qytetit dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Por erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër qytete të tjera, ku siç shihet në foton e mëposhtme nga Gjakova, erërat kanë shkulur një pemë.

KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit janë në mungesë të furnizimit me rrymë si pasojë e reshjeve.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe edhe në Gjilan, ku si pasojë është obliguar edhe evakuimi i shtëpive nga gjilanasit.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.

/faxweb