Skip to content

Nikollë Lesi “thumbon” Metën: Ku janë futur këta të LSI? Ka mbetur veç Vasili, u tret se donte më shumë nga sa kishte takat. U rrit veç si parti pushteti dhe kompromisi

Gazeta Koha Jonë e Nikollë Lesit vijon kritikat ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Së fundmi ata kanë botuar një shënim ku tregojnë se LSI tashmë nuk ekziston si forcë politike.

“LSI-ja lindi si forcë opozitare. U rrit si parti pushteti. U zgjerua si faktor kompromisi. U zbeh se donte me shumë se sa kishte takat!

Sot LSI ka mbetur vetëm Petrit Vasili që nuk e ka zbehur luftën ndaj pushtetit të Edi Ramës.

Të tjerë nuk duken më në LSI! Të paktën pas 25 prillit nuk shikohen ku janë futur.

Inspiruesi i partisë ndodhet në punë gjetiu e halle të tjera. 

A ka më LSI?!

Shënim: Nëse ka LSI na e nisni reagimin se ua botojmë”, shkruan gazeta e Nikollë Lesit.