Skip to content

Tritan Shehu: Shqipëria më e rrezikuara në botë ndaj varjantit Delta, Rama është mashtrues se ne jemi më keq në të gjithë kontinentin

Tritan Shehu ka bërë një shkrim në Facebook ku thotë se Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në botë për shkak të varjantit Delta të Covid-19.

Deputeti i zgjedhur e konsideron shefin e qeverisë si gënjeshtar dhe situatën në Shqipëri si një nga më të këqijat në botë.

Ndër të tjera ai shkruan:

Kryeministri perseri fsheh e transformon realitetin!

Ne te vertete Shqiperia eshte nder vendet e para ne Bote vetem:

–Per humbjet e jeteve nga Covid me reth 16 mije vdekje.

–Me mbi 50 vdekje mjekesh

–Me reth 150 M E te paguara nga xhepat e qytetareve per mjekimin Covid, pa u rimbursuar.

Po keshtu Shqiperia eshte nder vendet e fundit ne Bote per procesin e vaksinimit:

–Per sasine e tij me 37 injeksione (vaksinimi kerkon dy) per 100 banore, kur mezatarja Boterore me gjithe Afriken etj brenda, eshte 47, dhe me nje rritje te diferences me Shqiperine cdo dite.

–Per cilesine e vaksinave me dominimin ne vendin tone te atyre kineze te pa certifikuara, jashte standarteve, me afate skadence te tejkaluara per nje pjese te tyre.

Keto vaksina te pa pranueshme nga EMA, FDA etj, jane me eficience shume te ulet edhe per variantin Alfa e pothuajse pa asnje efikasitet ndaj atij Delta.

–Nderkaq Kryeministri deklaron me nje gjuhe veshtire te perkthyeshme ne shqip:

“Ajo qe vlen per tu nenvizuar si mesazh sot eshte pertej faktit qe Shqiperia ka ecur jashtezakonisht mire, edhe boterisht e klasifikuar ne vendet e para sa i perket efikasitetit te variantit te ri”.

–Kur ne te vertete, per cfare parashtrova me siper:

Shqiperia eshte nder vendet me te rrezikuara ne Boten ndaj variantit Delta, variant qe megjithe “kembenguljen” e sotme te Kryeministrit se ai e ka bllokuar ne kufi…

…pa asnje dyshim eshte prezent ne vendin tone, duke rrezikuar perseritjen e tragjedise ne vjeshten e dimrin qe vijne”, shkruan Tritan Shehu.(TemA)