Skip to content

Erdoğan: Ekzistenca dhe uniteti i Qipros Turke janë mbi të gjitha konsideratat politike

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “ekzistenca dhe uniteti i Qipros Turke janë mbi të gjitha konsideratat politike”.

Në adresimin e tij në parlamentin e TRNC-së, presidenti Erdoğan tha se Turqia “plotësisht” mbështet propozimin në Gjenevë të presidentit të TRNC-së, Ersin Tatar, duke shtuar se, “Ne nuk mund dhe nuk do të bëjmë kompromis”.

Më herët gjatë ditës, presidenti turk tha se çdo proces i ri i negociatave mbi Qipron mund të zhvillohet vetëm midis dy vendeve të barabarta dhe sovrane.

Çdo vit, TRNC feston 20 korrikun si Dita e Paqes dhe Lirisë për të shënuar operacionin, respektivisht një ndërhyrje ushtarake në shkallë të gjerë për të mbrojtur turqit qipriotë nga dhuna që goditi ishullin në vitin 1974.

Qiproja ka qenë e ngecur nga një mosmarrëveshje e gjatë me dekada midis grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë, pavarësisht disa përpjekjeve diplomatike nga Kombet e Bashkuara (OKB) për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Në fillim të viteve të 60’ta, sulmet etnike detyruan turqit qipriotë të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre.

Në vitin 1974, një grusht shtet i grekëve qipriotë që synonte aneksimin nga Greqia çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si një fuqi garantuese për të mbrojtur turqit qipriotë nga persekutimi dhe dhuna.

TRNC u themelua në vitin 1983.

Viteve të fundit, ishulli ka kaluar një proces të paqes, përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Administrata Greke e Qipros në vitin 2004 hyri në Bashkimin Evropian (BE), të njëjtin vit kur grekët qipriotë prishën planin e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë me dekada.

Duke kërkuar një qasje më të drejtë ndaj çështjes së Qipros, presidenti i Qipros Turke ka propozuar krijimin e një marrëdhënie bashkëpunimi midis dy vendeve në ishull, me të dyja që gëzojnë status të barabartë ndërkombëtar.