Skip to content

Pamje të tillë zor të keni parë ndonjëherë! Mushkonjat krijojnë tornado të frikshme, banorët në panik (VIDEO)

Pamjet e miliona mushkonjave që duket sikur formuan një “tornado” shkaktuan panik në një zonë në Rusi.

Fenomeni u filmua në bregun lindor të Kamchatka, duke shkaktuar frikë midis vendasve.

Ekspertët thanë se vendasit nuk duhet të shqetësohen për këtë grumbullim, i cili ishte një “fenomen bashkimi”.

“Këto janë mushkonja meshkuj që grumbullohen rreth femrave për t’u çiftuar – nuk ka asgjë të keqe në këtë,” tha Lyudmila Lobkova.

Mushkonjat e gjinisë mashkullore ‘nuk i sulmojnë njerëzit’, tha ajo. Vendasit thonë se janë mësuar me fenomene të tilla, por jo kaq shumë sa këtë vit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb