Skip to content

Ndodh në Tiranë/ Polici kap “mat” hajdutin duke vjedhur në autobus, mbyllen dyert për disa minuta (Video)

Një tentativë për vjedhje ka rezultuar e pasuksesshme për një hajdut në autobusët e Tiranës.

Lajmi është bërë me dije nga një qytetar, i cili ka treguar se hajduti u kap menjëherë nga një polic që ndodhej brenda në autobus.

Efektivi i policisë ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar, por siç shton qytetari, për disa momente dyert e autobusit nuk po hapeshin dhe kjo gjë ka shkaktuar një lloj paniku tek qytetarët.

Mesazhi i mbërritur:

Prsh Joq! ishte hajdut po u mundonte t vidhte dhe qelloi polici brenda n autobuz dhe e ndali. E arrestuan, po dyert nuk po hapeshin. Flm.

/faxweb