Skip to content

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Të martën, reshjet do të jenë lokale e të përkohshme. Më tej do të vijojë moti me diell e temperatura në rritje si më poshtë vijon.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare. Prej ditës së mërkurë përgjatë bregdetit era do të fitojë forcë hera-herës e vrullshme duke u pasuar nga shtim i dallgëzimit 4 deri 5 ballë në brigjet e Jonit.