Skip to content

Besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin, pamjet nga sheshet e Shqipërisë

 

 

Besimtarët muslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Kudo në qytetet e sheshet e Shqipërisë, besimtarët kanë kryer faljen në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku për shkak të pandemisë besimtarëve iu desh të faleshin nën masa kufizuese, për këtë 2021, kanë qenë mijëra besimtarë që kanë mbushur sheshet e Shqipërisë.

Kleri musliman kudo nëpër qytetet e vendit, apeloi për më shumë paqe e dashuri mes njerëzve si dhe për të ndihmuar personat në nevojë.

Më poshtë gjeni disa pamje, të përcjella në media.