

Një oficer policie i ka shpëtuar jetën një burri i cili ishte goditur me thikë në gjoks, duke përdorur mjete rrethanore për të ndaluar gjakderdhjen.
Në median amerikane janë publikuar pamjet e ndërhyrjes vendimtare të oficerit Roland Kenedi. Polici dëgjohet teksa i thotë një qytetari aty që të hyjë në dyqanin pranë për të marrë ngjitës dhe një qese patatinash.
I lënduari i thotë oficerit “Më ka goditur në mushkëri”, ndërsa polici i përgjigjet: E di, e di, të lutem vetëm relaksohu”
Me ndihmën e njerëzve aty pranë, oficeri ul të lënduarin me kurriz dhe i lidh në trup qesen e patatinave me ngjitës, duke ngadalësuar kësisoj gjakderdhjen. Pas pak vjen ambulanca e cila dërgon burrin në spital.
Burri arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së oficerit të policisë
