Skip to content

Nuk ka qetësi për Greqinë, tërmeti i radhës godet qytetin e Tebas, ja sa ishte forca e dridhjeve

Një tërmet me magnitutë 4.1 ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit të së martës në Teba të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik tërmeti kishte një thellësi fokale prej 5 km, ndërsa epiqendra e tij ndodhej 2 km në juglindje të Tebës.

Sipas shkencëtarëve që po monitorojnë sekuencën e këtyre tërmeteve, ato janë një seri lëkundjesh me intensitet të vogël dhe të mesëm dhe vlerësimi i tyre është se ato mund të zgjasin për disa javë.

Ndërkohë dy ditë më parë një tërmet i fortë me madhësi 4 të shkallës Rihter goditi ishullin e Kretës.

/faxweb