Me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar dy të dyshuar si drejtues të një rrjeti të madh të trafikut të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë.
Personat e arrestuar janë shtetasit Irfan Sulaj dhe Defrim Celaj, të cil akuzohen për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” kryer më shumë se një herë, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.
Hetimet për këta dy persona janë kryer nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet ligjzbatuese greke dhe maqedonase, bazuar mbi indicie të lindura në vitin 2016 mbi trafikimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas drejt vendeve të Bashkimit Evriopian.
…
/faxweb
