Skip to content

Grushta e shqelma në vend të golave: tifozë argjentinas sulmojnë ata kroatë

Argjentinasit, atë që nuk mundën dot ta bëjnë në fushë, të rrahin (me gola) kroatët, kanë tentuar ta bëjnë jashtë saj.

Bëhet fjalë për tifozerinë e zemëruar amerikanolatine, e cila ka rënë pre e paradigmës shqiptare “kur nuk ke ç’i bën gomarit, i bie samarit!”.

Në gjendje dëshpërimi, ithtarë të Messi-t me shokë iu vërsulën atyre që ishin nën delirin e fitores, tifozëve kroatë.

E gjitha ndodhi në ambientet e brendshme të stadiumit, ndërsa në fushë luheshin minutat e fundit.