Skip to content

Mes jetës dhe vdekjes / 25 viktima nga përmbytjet në tunelet hekurudhore nëntokësore, shikoni si shpëtohet gruaja nga uji i rrëmbyeshëm (VIDEO)

25 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në tunelet hekurudhore nëntokësore në Kinën Qendrore.

Autoritet bëjnë me dije se qindra pasagjerë mbetën të bllokuar, pasi niveli i ujit u rrit pa pritur nga reshjet e shumta të shiut.

Në provincën e Henan janë shpëtuar më shumë se 500 persona, ndërsa 200,000 persona janë evakuuar për shkak të përmbytjeve.

Që nga e shtuna kjo provincë është përfshirë stuhi dhe reshje të dendura.

Autoriteti Meteorologjik i Kinës theksoi se një pjesë e rajonit do të përballej me stuhi të ashpra dhe pritet që kjo situatë të fillojë të përmirësohet nga dita e premte.

Life and death moment: a woman was rescued from flood waters by several people through a rope in Zhengzhou, which has been hit by torrential rains that have killed 12 people. pic.twitter.com/COvByKSd6Q

— Global Times (@globaltimesnews) July 21, 2021

/faxweb