Drejtoresha e Drejtorisë së Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Elsa Saka, e ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ të gazetarit Rezear Xhaxhiu, ka folur mbi nismën më të fundit të institucionit që ajo përfaqëson në lidhje me nismën e quajtur ‘Këndi Arkivor në Biblioteka’.
Sipas Sakës, kjo nismë erdhi si rrjedhojë e kërkesave të shumta të studiuesve të ndryshëm shqiptarë dhe jo vetëm, të cilët kërkonin të kishin akses mbi dokumente të ndryshme arkivore që gjendjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë, por që shpesh hasnin në vështirësi aksesimi të tyre për shkak të largësisë, apo edhe problematikave të tjera.
Ndaj u krijua nisma në fjalë që sipas Sakës do të përfshijë të gjitha bashkitë e vendit, pra projekti do të shtrihet në të gjitha bibliotekat e qyteteve të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kudo ku jetojnë dhe ka shqiptarë.
“Vitet e fundit janë shtuar shumë studiuesit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ideja e kësaj nisme ishte që ne të vinim sa më afër studiuesit në këtë mënyrë dhe ku ka më mirë që, ashtu siç funksionon salla e studimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë, të funksionojë me të njëjtën procedurë dhe lehtësi edhe në qytetet e tjera. Ne kemi bërë një marrëveshje me të gjitha bashkitë e qyteteve në të gjithë vendin dhe ne do të jemi në të gjitha bibliotekat e qyteteve të Shqipërisë dhe kudo tjetër jashtë saj ku ka shqiptarë, mjaftojnë vetëm dy kompjuterë që sigurohen nga bashkitë përkatëse dhe programin e kemi ne.”, u shpreh në lidhje me këtë çështje, Elsa Saka.
Ndërkohë, sipas Sakës, kjo nismë e jona nuk është vetëm për studiuesit, por për këdo që kërkon një informacion të caktuar, qofshin këto studentë, apo edhe qytetarë të thjeshtë.
“Por, kjo nismë e jona nuk është vetëm për studiuesit, por për këdo që kërkon një informacion të caktuar, qofshin këto studentë, apo edhe qytetarë të thjeshtë. Mjafton që qytetarët të bëjnë një regjistrim online në faqen tonë zyrtare, ne më pas u nisim fjalëkalimin me anë të emailit dhe ai aksesoret dhe e vendos ai se kur e do materialin, për ato ditë që janë të lira. Ai ka të drejtë të bëjë ç’të dojë, ti fotografojë, ti lexojë madje edhe ti skanojë ato.”, tha më tej Saka.
…
/faxweb
