Skip to content

Kishin dalë me kanoe / Policia Kufitare shpëton dy turistë të huaj në plazhin e Livadhit, rrezikuan të mbyteshin (DETAJET)

Policia Kufitare në Vlorë ka shpëtuar dy shtetas të huaj në zonën e plazhit të Livadhit në Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasit rreth 30 vjeç kanë qenë me kanoe, ndërsa deti ka bërë dallgë të forta duke bërë që dy turistët e huaj të rrezikonin jetën.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare e Vlorës, e cila ka shkuar në ndihmë të tyre.

/faxweb