Skip to content

Mbyllet protesta në rrugën Kardhiq-Delvinë, banorët: Firma premtoi se problemet do të zgjidhen

Është mbyllur protesta e banorëve të Senicës në rrugën Kardhiq – Delvinë. Protesta është mbyllur pas premtimeve të përfaqësuesve të firmës që ndërton rrugën se problemet dhe kërkesa e banorëve do të zgjidhen.

Banorët kërkojnë shtrimin e rrugës për në fshatin e tyre dhe zgjidhjen e problemit të ujësjellësit të fshatit.
Banorët e Senicës bllokuan mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë duke protestuar dhe duke vënë gurë në rrugë. Ata kërkuan nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje daljes.

/faxweb