Skip to content

E RËNDË/ 33 vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë, u godit nga një shofer i dehur teksa punonte në rrugë

Një incident i rëndë në punë ka ndodhur në Brianza (Monza) Itali, ku një punëtor shqiptar është goditur nga një makinë.

Incidenti ndodhi natën e së mërkurës në rrugën Sp6.Shqiptari 33-vjeçar, rezident në Sesto San Giovanni, punonjës i firmës Aza Group, ishte në punë, duke rivizatuar shenjat e trafikut rrugor.

Pak pas orës 1.00 ai u godit nga një makinë që drejtohej nga një italian 40-vjeçar. Testet e mëvonshëm treguan që italiani ishte nën efektin e alkoolit dhe tashmë është denoncuar për dëmtim personi dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkaq, shqiptari u transportua në spitalin San Gerardo, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Ai u operua me urgjencë për dëmtimet e marra dhe mjekët mbeten të rezervuar për shëndetin e tij.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb