Skip to content

Humbën rrugën dhe u bllokuan në zonën malore të Llogarasë, gjendet pas 14-orë kërkimesh çifti i turistëve francezë

Janë dashur plot 14-orë kërkime nga policia për të gjetur çiftin e turistëve francezë të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar në zonën malore të Llogarasë. Policia e Vlorës bën me dije se turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

“Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetase francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”, njofton Policia.

Të dy shtetaset e huaja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum.

/faxweb