Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Themistokli Germenji” në Tiranë, ku një 56-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike është vetëplagosur me thikë.
56-vjeçari është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
…
/faxweb
