Skip to content

Aksident i rëndë te ‘Pushimi i Shoferit’, motomjeti përplas dhunshëm 85-vjeçarin me biçikletë, i moshuari vdes në vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”, ku shtetasi  K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Divjakë / Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi  K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Është shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/faxweb