Vijon prej disa ditësh zjarri i rënë në zonën e Patosit, ku është duke u djegur një pyll me pisha në fshatin Gjorgoz.
Siç shihet nga videot e marra paraditen e kësaj të shtune, zjarri është duke përparuar ndjeshëm, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Para disa ditësh në këtë zonë kodrinore të mbjellë me pisha ra zjarr duke krijuar vatra të shumta për shkak të terrenit të vështirë për të ndërhyrë por edhe favorizimit nga era.
Gjatë mbrëmjes së djeshme flakët u shuan, mirëpo në disa vatra flaka është riaktivizuar.
Vatra e zjarrit nuk rrezikon banesa, por padyshim dëmi mjedisor është i konsiderueshëm, pasi po digjen sipërfaqe të tëra pyjesh.
…
/faxweb
