Mbetjet e Fushë – Krujës dhe zonave përreth saj grumbullohen pranë fshatit Halilaj dhe më pas digjen.
Pamjet tregojnë për situatën e pakëndshme nga djegia e mbeturinave pranë dy fshatrave Halilaj dhe Kameras në këtë stinë të nxehtë verore, ndërsa banorët thithin ajrin e rëndë nga djegia e tyre.
Një situatë është e kahershme ndonëse banorët kanë bërë prezent këtë shqetësim nga pushteti vendor nuk është marrë asnjë masë.
Sa mësohet në njësinë ADM të Fushë – Krujës të thonë se banorët janë shqetësuar ndërsa problematikën e kemi përcjellë në Bashkinë e Krujës dhe Institutit të Shëndetit publik të cilët duhet të marrin masat e tyre në parandalimin e këtij fenomeni.
Banoret janë në rrezik permanent nga kjo situatë dhe presin zgjidhje të menjëhershme.
…
/faxweb
