Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani,” tha Pranjiç, shkruan portali kroat Dnevnik.hr.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë,” shtoi Pranjiç. /Gazeta Ekspres

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko