Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohet banesa pranë “Shkëmbit të Kavajës”, policia jep detajet e para

Foto ilustruese

Më datë 26.07.2021, në orën 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brenda. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit

/faxweb