Skip to content

Radhë kilometrike / Turistët dynden drejt plazheve, trafik i rënduar në të gjitha rrugët e Qarkut të Lezhës (VIDEO)

Rrugët e Qarkut të Lezhës po përballen me fluks të jashtëzakonshëm mjetesh në këtë periudhë.

Fillimi i javës ka nisur me trafik të renduar, ndërsa situata më problematike paraqitet në segmentin Milot-Balldre.

Dyndja e qytetarëve drejt plazheve ka krijuar bllokim qarkullimi në këtë aks rrugor.

Kjo situatë pritet të shoqërojë rrugët e Qarkut të Lezhës gjatë gjithë sezonit turistik.

/faxweb