Skip to content

E rëndë në Pogradec, e reja vetëdigjet me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një vajzë rreth 30 vjeçe është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kalivaç.

Sipas të dhënave paraprake, e reja është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie të shkallës së 3-të, ndërkohë pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni.