Skip to content

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Konfirmon se u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe se shqiptarët nuk donin të fitonte Rama

Lulzim Basha, ka reaguar pak pas shpërndarjes së raportit final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare të 25 prillit.

Sipas Bashës, gjetjet e raportit konfirmojnë se  “me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Sipas tij raporti evidentoi një seri parregullsi të theksuara nga ana e qeverisë, si “blerja masive e votave, presioni ndaj votuesve, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet, Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve”, ndër të tjerat.

Për liderin opozitar, situata është ashtu siç e ka përshkruar ai që nga dita e parë pas zgjedhjeve, “një  masakër zgjedhore”.

“ Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, e mbylli deklaratën e tij Basha.