Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Nuk ”iu pëlqen” burgu, zyrtarët e ministrisë së brendshme të arrestuar për tenderat e uniformave do të dalin përpara apelit të posaçëm

Edlira Naqellari dhe 8 te hetuarit e tjerë për tenderin abuziv, me uniformat e Policisë së Shtetit do të dalin para Gjykatës së Posaçme të Apelit në 30 korrik.

Zyrtarët kanë apeluar masat e sigurisë lënë në fuqi në Shkallë të Parë duke kërkuar zbutje të tyre, me argumentin se nuk ka kushte ligjore për të qëndruar në burg.

9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.

/faxweb