Shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci do të qëndrojë një muaj në paraburgim.
Gjykata kroate ka marrë sot vendimin për masën e arrestit të 52-vjeçarit.
Disa ditë më parë ai drejtonte autobusin ku udhëtonin qytetarë nga Kosova teksa pas përmbysjes së autobusit dhjetë prej tyre vdiqën.
Sipas dëshmive, shoferin e kishte zënë gjumi në timon vetëm 30 minuta pasi e kishte marrë drejtimin e autobusit.
