Skip to content

Shpërthimi në fabrikën kimike gjermane, të paktën 1 punonjës ka humbur jetën dhe disa të zhdukur

Të paktën një punonjës ka humbur jetën, 16 janë lënduar dhe katër të tjerë akoma janë të zhdukur si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial kimik në qytetin Leverkusen në Gjermaninë perëndimore.

Shpërthimi në ‘Chempark’, një nga parqet më të mëdha industriale për kompanitë e kimikateve në vend, lëshoi tufa masive të tymit të errët në ajër.

Autoritetet paralajmëruan banorët e disa rretheve të qëndrojnë brenda dhe të mbajnë të mbyllura dritaret për shkak të frikës nga gazrat helmuese.

Kompania ‘Currenta’, operatori i parkut industrial ‘Chempark’, në rrjetet sociale njoftoi se një nga punonjësit e kompanisë ka humbur jetën dhe katër të tjerë mbeten të zhdukur.

“16 punonjës tanë u plagosën në incident. Dy prej tyre kanë lëndime të rënda. Puna e shpëtimit po vazhdon me shpejtësi”, shkroi kompania në rrjetet sociale.

Shkaku i shpërthimi akoma nuk është bërë i ditur.