Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku një 55-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orën14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ku një shtetas ende i paidentifikuar që mendohet të jetë një njeri i pastrehë rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
…
/faxweb