Është zbuluar edhe identiteti i drejtuesit të Benz-it që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar efektivët gjatë operacionit të sotëm antidrogë, ku u sekuestruan 1 kg kokainë, ndërsa pati edhe një incident me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj.
Mësohet se shoferi quhet Gazmend Cani, ndërsa mësohet se, i shoqëruar disa metra më tej vendit ku iu bë thirrje të zbriste nga makina dhe i marrë në pyetje nga policia, ai ka deklaruar se nuk ka ndaluar pasi u ndje i frikësuar. Ndërkaq policia po heton rolin e tij të mundshëm në aktivitetin kriminal.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, ku megjithëse iu bë thirrje disa herë për të ndaluar dhe zbritur nga makina tip “Benz” ai nuk u bind dhe u largua duke rrezikuar efektivët. Deri tani ai nuk del i implikuar në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.
…
/faxweb
