Skip to content

Vazhdon prej orësh lufta me flakët në fushën e mbetjeve në Mbrostar të Fierit, errësira nuk frenon punën e forcave të bashkisë (VIDEO)

Vazhdon prej orësh lufta me flakët në fushën e mbetjeve në Mbrostar të Fierit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja për ‘Fax News’ mësohet se aktualisht aty janë forcat e bashkisë së Fierit, të cilat prej orësh tashmë ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit dhe eliminimin e vatrave te tij.

Ndërkohë, po punohet edhe me mjetet e tonazhit të rëndë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve duke hedhur dhe tek vatrat e zjarrit.

Mësohet se situata do të monitorohet gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve. Aktualisht po mbulohen me dhe vatrat e zjarrit ndërsa një pjesë e tyre u eleminuan edhe nga zjarrfikesja. Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë kreu i Bashkise së Fierit Armando Subashi.

Sipas burimeve të ‘Fax News’, mësohet se paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga mbledhësit e mbetjeve, banorë të komunitetit Rom, të cilët jetojnë pikërisht në këtë zonë.

Si pasojë e flakëve dhe tymit të ngritur në ajër, shtëpi e biznese të shumta në afërsi të kësaj zone, por jo vetëm, janë mbuluar nga tymi, gjë që ka shkaktuar jo pak shqetësim tek banorët.

Duhet thënë se prej vitesh tashmë, dhjetëra ton mbetje hidhen në këtë fushë, duke rritur kështu edhe shkallën e vështirësisë për të ndërhyrë.

/faxweb