Skip to content

(VIDEO) Ja epiqendra dhe magnituda / Lëkundje të forta tërmeti ndihen në qytetin e Lezhës, banorët dalin jashtë banesave të alarmuar

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme  në qytetin e Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 km në veriperëndim të Lezhës, ndërsa si pasojë e lëkundjeve të forta banorët kanë dalë jashtë banesave të alarmuar.

Raportohet po ashtu se lëkundjet e tokës janë ndier të forta edhe në Kurbin, ndërkohë që, momentalisht nuk raportohet për dëme materiale.

/faxweb