Skip to content

Karaburuni përfshihet nga flakët, ndërhyrja e vështirë prej terrenit

Flakë kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe shkurre në Karaburun.

Ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin është shumë e vështirë për shkak të terrenit.

Situata është problematike, pasi flakët, të ndihmuara nga era, mund t’i afrohen Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Prefekti Flamur Mamaj ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme nga ana e ushtrisë.