Skip to content

Zjarr i fuqishëm në një banesë në lagjen “Uznovë” në Berat/ Shtëpia shkrumbohet totalisht, nuk ka të lënduar në njerëz/Banorët:-“Dëgjuam një shpërthim dhe pastaj flakët”

6449d6e1 a15a 4416 a8fb 95da663e797c e1627515995820

Një banesë në lagjen “Uznovë” në Berat është përfshirë nga flakët mesnatën e djeshme. Zjarri është pikasur nga banorët rreth orës 23:45, menjëherë pas një shpërthimi të fuqishëm që është dëgjuar në të gjithë lagjen. Banorët kanë dalë menjëherë jashtë dhe janë përpjekur të futen mes flakëve në banesë për të parë nëse kishte njerëz brenda apo jo dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen. Në zonë kanë mbërritur jo vetëm zjarrëfikës por edhe efektivë të policisë së Beratit.

Në rreth 30 minuta flakët e zjarrit në banesë janë neutralizuar por fatkeqësisht shtëpia është shkrumbuar totalisht. Banesa e djegur është në pronësi të shtetasit Astrit Lankollari dhe në të jetonin dy qeraxhinj, që fatmirësisht nuk ndodheshin në banesë në momentin e rënies së zjarrit pasi punojnë natën në firmën e pastrimit të qytetit. Paraprakisht mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombul e vogël gazi për shkak se banorët kanë dëgjuar një shpërthim e më pas kanë parë flakët në banesën e Lankollarit.

Ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në këtë banesë,që la rreth 2-orë pa drita të gjithë lagjen “Uznovë”.

(BalkanWeb)