Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas në Lushnje, ku pas një konflikti për çështje pronash një person është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla, ndërsa autori i dyshuar është kushëriri i tij Kastriot Hasalla, i cili po kërkohet nga forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se të plagosur po ashtu kanë mbetur shtetasit Shaip dhe Laert Hasalla, ndërsa konflikti me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë tokave bujqësore.
…
/faxweb
