Skip to content

Ishte arrestuar 3 ditë më parë nga policia, 71-vjeçari “nuk zë mend”, vijon kërcënimet ndaj të birit

Policia e Devollit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale Xh.P., 71 vjeç, banues në fshatin Sul të Devollit, i cili dyshohet se ka kanosur me thikë djalin e tij 41-vjeçar. Xh.P., ishte arrestuar 3 ditë më parë për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i kishte caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit Xh. P., 71 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë ka kanosur me thikë djalin e tij, shtetasin R. P., 41 vjeç.

Sqarojmë se ky shtetas është arrestuar 3 ditë më parë, për të njëjtën vepër penale dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë caktoi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/faxweb