Skip to content

Marrëveshjet për minishengenin, Rama: Boll me këtë na ftuan s’na ftuan, politika më e mirë është bashkëpunimi

Pas nënshkrimit të marrëveshjes tripalëshe mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, liderët e këtyre vendeve kanë mbajtur një konferencë të përbashkët

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar refuzimit të Kosovës, qeveria e së cilës deklaroi sot se nuk kanë pasur ftesë, tha mjaft me shprehjen ‘na ftuan s’na ftuan’.

“Boll me këtë na ftuan nuk na ftuan. Ishin në Tiranë. Ishin të qartë disa duan disa jo. Autostradat hekurudhat, lëvizja e lirë, mbase nuk janë e njëjta gjë me demokracinë por liri pa këto është e vështirë ta kesh dhe ta kesh të pa kërcënuar. Politika më e mirë është bashkëpunimi.” tha Rama.