Skip to content

(EMRI) ‘Çmendet’ 51-vjeçari shqiptar në Itali / Godet me thikë dhe hanxhar gruan, plagos edhe të birin që ndërhyri për të mbrojtur të ëmën. Thirrja e fqinjëve shmang tragjedinë!

NE FOTO: MATERIALET E SEKUESTRUARA NGA POLICIA

Një tragjedi familjare është shmangur, të paktën për momentin, gjatë natës së kaluar në Sulmona (L’Aquila), kur një shqiptar 51-vjeçar tentoi të vriste ish-bashkëshorten, duke e goditur me thikë.

Hysen Aliko u arrestua menjëherë nga policia italiane pasi goditi me thikë gruan, e cila u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni delikat, por mjekët janë ende të rezervuar për fatin e saj.

Pak pas mesnate, 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej në shtëpi. Ulërimat e gruas pas dy goditjeve me thikë shkaktuan alarm dhe pas pak mbërritën edhe dy fëmijët e tyre, që u përpoqën të largonin babanë. I plagosur mbeti edhe djali, që gjithashtu shkoi në spital.

Policia ka marrë dëshmitë e të pranishmëve dhe regjistrimet e kamerave. Agresori dhe viktima ishin ndarë prej një muaji me vendim gjykate.

/faxweb