Skip to content

Arifi: Një Shqipëri e fortë dhe Kosovë e pavarur, siguri për qytetarët në Luginën e Preshevës

Kryetari i Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi këtë të enjte ka qenë në Shqipëri ku është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas tij,  nëse Shqipëria është e fortë dhe Kosova e pavarur dhe qytetarët e Luginës së Preshevës janë më të sigurtë.

“E kam informuar kryedemokratin me të gjithë problemet që kanë banorët në Presheva dhe sidomos në Bujanovc. Me situatën politike dhe të sigurisë dhe me situatën ekonomike, dhe kemi kërkuar ndihmën e shtetit shqiptarë.

Pasi Shqipëria e fortë dhe në NATO dhe me një Kosovë të pavarur dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë më të sigurtë”, ka thënë ai.